DYLON

Vitia shpallet ndër tri komunat më transparente në Kosovë për vitin 2018

Vitia shpallet ndër tri komunat më transparente në Kosovë për vitin 2018
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë është ranguar ndër tri komunat më transparente për vitin 2018 në Kosovë dhe atë në Transparometrin Komunal 2018, që u publikua sot pas një hulumtimi njëvjeçar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e që është mbështetur nga Ambasadën Britanike në Kosovë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur edhe një fjalë rasti ku ka folur për përkushtimin e komunës që ai udhëheqë në rritjen e vazhdueshme të transparencës. Ai shtoj se me këtë ata synojnë që qytetarët vitias të mbahen të informuar dhe të jenë pjesë të vendimmarrjes në këtë komunë.

Përndryshe Komuna e Vitisë, është vlerësuar në Transparometrin Komunal 2018 me 72.88% ose 86 pikë me të cilën u rangua ndër tri komunat më transparente në Kosovë.

EkoHigjiena

Ndërkaq në ceremoninë që është zhvilluar sot në Prishtinë, pos kryetarit Haliti kanë marrë pjesë edhe: Naim Pira, kryesues i Kuvendit Komunal, Ibrahim Rama, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dhe të tjerë. Pas këtij takimi kryetari Haliti ka takuar edhe ambasadorin britanik në Kosovë, Ruair O’Connell

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.