DYLON

Vitia shënon Ditën e Tokës

Vitia shënon Ditën e Tokës
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 22 Prillit – Ditës së Tokës, komuna e Vitisë e ka shënuar këtë ditë me disa aktivitete, me të cilat u përmbyll edhe aksioni 22 ditor i pastrimit në komunën e Vitisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, pjestarë të KFOR-it amerikan, policisë, drejtorë të drejtorive e zyrtarë komunal, punonjës të kompanisë së pastrimit “Eco Higjinea, Njësisë së zjarrëfikësve dhe përfaqësuesit fetarë e të OJQ-ve, me rastin e kësaj dite kanë mbjellur lule në parkun e qytetit, në sheshin “Calmy Rey” dhe në disa pjesë të qytetit në Viti.

EkoHigjiena

Haliti shprehu përkushtimin e qeverisë lokale për ambient të shëndoshë, por kërkoi nga të gjithë përkushtim, vetëdijesim dhe kujdes të shtuar, në mënyrë që të jetojmë shëndetshëm e me ajër të pastër.

Ndërkaq Visar Demiri, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtjen e Mjedisit njoftoj të pranishmit me aktivitetet mjedisore që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme.

Sipas planit operativ të kësaj drejtorie pritet të bëhet pastrimi i hapësirave publike në qytet si sheshe, parqe, rrugë, para institucioneve publike si shkolla e tjerë.

Këtij aksioni ju janë bashkangjitur përfaqësues të organizatave dhe institucioneve të ndryshme që veprojnë në Viti.

Përndryshe Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën me 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.