DYLON

Vitia shënon Ditën Botërore të Shëndetit

Vitia shënon Ditën Botërore të Shëndetit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, në Komunën e Vitisë janë zhvilluar aktivitete informuese dhe shërbime falas për qytetarët kalimtarë të rastit, me qëllim të promovimit të kujdesit ndaj shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve.

Me këtë rast, një ekip i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)-Viti, ka qëndruar në sheshin e qytetit, ku qytetarëve u është ofruar matja falas e nivelit të sheqerit në gjak dhe tensionit arterial. Po ashtu, janë shpërndarë fletushka me këshilla shëndetësore dhe informacione të dobishme lidhur me mënyrën e jetesës së shëndetshme.

EkoHigjiena

Gjatë këtij aktiviteti, qytetarët janë njoftuar edhe për shërbimet që ofrohen në QKMF në Viti, si dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore.

Ekipin shëndetësor e ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Halil Musliu, të cilët përgëzuan stafin për angazhimin dhe kontributin në shërbim të qytetarëve.

Me këtë rast, drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli Halili, theksoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla. “Shënimi i Ditës Botërore të Shëndetit është një mundësi e mirë për të afruar shërbimet shëndetësore më pranë qytetarëve dhe për të rritur vetëdijesimin për kujdesin ndaj shëndetit. Përmes aktiviteteve të tilla, ne synojmë të informojmë qytetarët mbi rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve, kontrollave të rregullta dhe adoptimit të një stili jetese të shëndetshëm.”, u shpreh znj. Kadolli-Halili.

Përndryshe një aktivitet i tillë është mbajtur po ashtu sot në Pozheran. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.