DYLON

Vitia shënoi Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit

Vitia shënoi Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit që shënohet me çdo 5 Qershor, Komuna e Vitisë, ka zhvilluar sot disa aktivitete mjedisore që kishin për qëllim mbrojtjen e ambientit dhe rritjen e vetëdijes qytetare për ruajtjen e tij.

Aktivitetet filluan në përgjatë lumit “Morava e Binçes” në Vitil, ku u mbollën drunj dekorativ si dhe u zhvillua një aksion i pastrimit. Këtyre aktiviteteve i ka paraprirë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ku morën pjesë edhe përfaqësues të KFOR-it amerikan, Policisë, “Eco Higjiena”, zjarrfikësit dhe qytetarë të tjerë.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti, gjatë fjalës së tij, theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit dhe bëri të ditur se viti 2025 është shpallur nga komuna si “Viti i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve”.

Ai shtoI se komuna e Vitisë, vazhdimisht pos ndërgjegjësit të qytetarëve po punon edhe në ruajtën e një mjedisi të pastër duke forcuar kontrollin dhe inspektimet ndaj atyre që ndotin mjedisin. Më pas aktiviteti mjedisor është zhvilluar edhe në parkun e kompleksit memorial të diplomatit të njohur amerikan “ Richard Holbrooke” në Viti.

Përndryshe dita ndërkombëtare e mjedisit është një ngjarje globale që çdo vit, më 5 qershor dhe i kushtohet ruajtjes së natyrës dhe klimës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.