DYLON

Vitia shënoi Ditën e Tokës

Vitia shënoi Ditën e Tokës
Avatar photo Redaksia

Me një aksion për mbjelljen e luleve në parkun e qytetit të Vitisë, Institucionet komunale të shoqëruara nga pjesëtarë të KFOR-it amerikan, policisë, drejtorë të drejtorive e zyrtarëve komunal, punonjësve të kompanisë së pastrimit “Eco Higjiena, Njësisë së zjarrëfikësve dhe përfaqësuesve të OJQ-vë, është shënuar sot Dita e Tokës.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, duke falënderuar gjithë mekanizmat që kanë qenë të përfshirë në projektin e aksionit për pastrim me moton “Pastro dhe ruaj”, ka theksuar se për këto tri javë, Vitia me lokalitetet e saj ka qenë e përkushtuar në pastrimin e ambientit, duke u kujdesur për qytetarët e saj që të kenë një mjedis të pastër e të shëndetshëm.

EkoHigjiena

Gjithashtu, tha se aksioni i këtyre ditëve ka qenë mesazh për ngritjen e përgjegjësisë, që të mbahet ambienti i pastër dhe që secili qytetarë të ndjej përgjegjësinë për ruajtjen e ambientit.

Ndryshe, aksioni i sotëm me mbjelljen e luleve, ka shënuar edhe përfundimin e aksionit 22 ditor të pastrimit, ku në të gjitha fshatrat janë zhvilluar aktivitete për pastrimin e ambienteve, shesheve, rrugëve, oborreve të shkollave.

Gjithashtu, janë zhvilluar aksion për pastrim edhe të varrezave ortodokse e  katolike në Binçë, Letnicë, Viti, Pozheran etj.

Po për nderë të Ditës së Tokës, Klubi i çiklistëve “Korri” nga Pozherani, kanë organizuar një shtegtim me moton: “Shtegtim i vogël për dashuri të madhe ndaj Tokës”. Me këtë rast, çiklistët kanë shtegtuar në relacionin Viti-Kabash-Binçë-Viti. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.