Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Sadete Tërrnava Osmanin nga Zyra rajonale e OSBE-së në Gjilan.
Temë bisedimi në këtë takim ishte organizimi i trajnimit që do mbahet më 26 dhe 27 mars me temë “Qeverisja komunale”.
Zyrtarja e OSBE-së Sahadete Tërrnava Osmani, duke bërë të ditur rreth organizimit të këtij trajnimi, theksoi se Vitia do të merret si rast studimi i qeverisjes komunale.
Nga ana tjetër, kryetari Haliti, ka falënderuar Zyrën e OSBE-së, për bashkëpunim tejet të mirë dhe mbështetje të vazhdueshme. /2LONLINE/