DYLON

Vitia, seancën e fundit të KK-së do ta mbajë më 29 dhjetor

Vitia, seancën e fundit të KK-së do ta mbajë më 29 dhjetor
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë e Financa e Komuns së Vitisë, nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Naim Pira, ka mbajtur sot mbledhjen e nëntë dhe të fundit si komitet për këtë vit.

Në këtë mbledhje u diskutua për propozim vendimin për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, propozim vendimin për dhënien e pronave komunal për vitin 2021, propozim për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim plotësimit të Propozim rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba Nr. 02-110/05-1270 e datës 04.12.2020, si dhe një informatë mbi punën e kuvendit komunal dhe komiteteve funksionale për periudhën janar- dhjetor 2020.

Gjitha këto pika u proceduan për mbledhjen e Kuvendit Komunal që do të mbahet më 29 dhjetor (të martën), me që rast edhe përmbyll punimet për këtë vit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.