Në vazhdën e aktiviteteve për realizimin e projektit “Cultural cross-border exhange initiative”, Fondacioni për Trashëgimi Kulturore pa Kufij, ka zhvilluar një takim të forumit lokal të trashëgimisë kulturore.
Në këtë takim, është diskutuar rreth listës së aseteve të trashëgimisë kulturore, me që rast është prezantuar një draft listë e këtyre aseteve cilat janë të identifikuara.
Duke pasur parasysh se komuna e Vitisë ka nevojë për një muze, është propozuar që objekti përballë komunës, që dikur shfrytëzohej nga Drejtoria e Bujqësisë, të shndërrohet në Muze.
Lidhur me këtë, pjesëmarrësit u dakorduan që të mbajnë në të ardhmen edhe një takim, ku do të saktësohej investimi për këtë objekt.
Koordinatori i projektit “Cultural cross-border exhange initiative”, Alban Morina me bashkëpunëtorë, paraprakisht kanë zhvilluar edhe një takim me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti.