DYLON

Vitia rregullon parkun

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Me qëllim të krijimit të hapësirave gjelbëruese për qytetarët e vitias, Komuna e Vitisë ka filluar gjatë këtij viti edhe me ndërtimin e parkut në qytetet, konkretisht në afërsi të Xhamisë në Viti.

Projekti i ndërtimit dhe rregullimit të këtij parku financohet me mjetet e komunës së Vitisë dhe vlera e saj kap shifrën e 9.477.00€. Përndryshe ky park ndërtjerash do të jetë i pajisur edhe me ndriçim publik, drunjtë dekorativ, stazat për ecje, ulëse,trotuar etj.

EkoHigjiena

Ndërkaq gjatë këtij viti kjo komunë ka qenë përfituese e projektit nga Komisioni Evropian për ndërtimin dhe rregullimin e parkut në Qytetin e Vitisë, konkretisht të sheshi i “Nijazi Azemi”.

Gjithashtu me mjete vetanake kjo komuna ka filluar edhe ndërtimin e parkut në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.