DYLON

Vitia, që dy javë pa asnjë të infektuar me Covid 19

Vitia, që dy javë pa asnjë të infektuar me Covid 19
Avatar photo Redaksia

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt në të cilën është shqyrtuar gjendja momentale rreth pandemisë Covid 19, me që rast është vlerësuar situatë e qetë dhe pa raste të reja të të infektuarëve në komunën e Vitisë.

Në këtë takim u bë e ditur se dje në komunën e Vitisë, janë marrë mostrat për tri testime dhe që të trija rastet kanë rezultuar negative.

Ndërkohë, KKMSH, po vazhdon me shpëndrajen e pakove ushqimore për pamiljet në nevojë. U apelua që të zbatohen rekomandimet, respektohen masat mbrojtëse, ruajtja e distances dhe dalja e panevojshme e qarkullimit, ngase në këtë mënyrë parandalohet përhapja e këtij virusi.

EkoHigjiena

Ndryshe, komuna e Vitisë për gati 14 ditë me radhë nuk ka pasur asnjë të infektuar me Covid 19.