/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim një delegacion nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi në përbërje nga Ahmet Bella, sekretar organizativ dhe Ramadan Reshitaj dhe Fevzi Ademi, anëtarë të kryesisë. Gjatë këtij takim ata e kanë njoftuar kryetarin Haliti mbi aktivitet e këtij unioni konkretisht mbi organizimin e mërgatës në shtetet skandinave.
Kurse Kryetari i Komunës, Sokol Haliti tha se ai ndihet i nderuar me vizitën e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi duke potencuar se mërgata gjithmonë ishte dhe është në shërbim të vendit.
“Me të vërtetë ndihem shumë i nderuar që sot po ju pres në takim. Mërgata jonë gjithmonë ka qenë në shërbim të vendit dhe atë si në kohën e paraluftës, gjatë saj por edhe tani në liri ku kemi Institucionet tona shtetërore”, u shpreh Kryetari Haliti.
Ai gjithashtu i njoftoj ata mbi zhvillimit e gjithmbarshme në Komunën e Vitisë. Gjatë këtij takimi të dyja palët u shprehën të gatëshëm të bashkëpunojnë mes tyre e ndër tjerash të shikohen mundësinë për binjakëzimin e ndonjë komune suedeze me atë të Vitisë.
Pritet që në pranverë të vitit në vijim do të mbahen disa veprimtari kulturore. Në kuadër të këtij bashkëpunimi pritet të këtë edhe shkëmbim të vizitave të ndërsjellat që mundëson edhe bashkëpunim në lëmine ekonomike.
Kurse në këtë takim ka marrë pjesë edhe drejtori i departamentit për Kulturë, Rini dhe Sport pranë MKRS-së të Republikës së Kosovës. /2L ONLINE/