DYLON

Vitia po shënon sot Ditën Botërore të Zemrës

Vitia po shënon sot Ditën Botërore të Zemrës
Avatar photo Redaksia

Sot në Ditën Botërore të zemrës, një ekip mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar këtë ditë, me një aktivitet në qendër të qytetit të Vitisë, ku u janë shpërndarë qytetarëve fletushka por edhe u janë dhënë rekomandime për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, e këshilla për shëndetin dhe aktivitetin fizik.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga komandanti i policisë, kapiten Afrim Halili, ka vizituar ekipin shëndetësor gjatë këtij aktiviteti të sotëm.

EkoHigjiena

Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të ndërgjegjësimit dhe informimit, si dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.

Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.