DYLON

Vitia po shënon Ditën e Çlirimit me aktivitete të shumta

Vitia po shënon Ditën e Çlirimit me aktivitete të shumta
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të shënimit të 14 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Vitisë, sot në Viti u mbajt seanca solemne e Kuvendit Komunal, kushtuar kësaj date të rëndësishme historike për qytetarët e komunës.

Gjatë kësaj seancë nga një fjalë rasti mbajtën kryesuesi i kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Demir Hasani nga shoqata e dala nga lufta e UÇK-së.

EkoHigjiena

Pas seancës solemne, u bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Viti, ku përfaqësues institucionalë, veteranë, familjarë të dëshmorëv, përfaqësues të policisë, subjekteve politike dhe të tjerë nderuan sakrificën e të rënëve për lirinë e vendit.

Aktivitetet për shënimin e kësaj dite po vazhdojnë gjatë gjithë ditës së sotme nën organizimin e Komunës së Vitisë, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Në orën 11:00, në sheshin e qytetit pritet të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Fëmijëve “Hana”, ndërsa nga ora 14:00 janë paraparë aktivitete sportive në Sallën e Sporteve dhe në Shkollën Teknike.

Manifestimet për Ditën e Çlirimit do të përmbyllen sonte me koncertin festiv, i cili do të mbahet në sheshin e qytetit, duke filluar nga ora 20:00.

Ndërkohë, aktivitetet për shënimin e kësaj date nisën më 13 qershor, me zbulimin e shtatores së dëshmorit të kombit Kenan Halimi në Gjylekar dhe me finalen e turnirit tradicional “Kenan Halimi”.

Dita e Çlirimit të Vitisë përkujton hyrjen e forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qytet dhe mbetet një nga datat më të rëndësishme në historinë e komunës, duke simbolizuar lirinë, sakrificën dhe kujtesën për të gjithë ata që kontribuuan për çlirimin e vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.