DYLON

Vitia po kremton Pavarësinë e Republikës së Kosovës

Vitia po kremton Pavarësinë e Republikës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në Viti po shënohet kjo ditë me aktivitete të ndryshme të cilat po organizohen nga komuna e Vitisë, konkretisht DKRS.

Me këtë rast fillimisht u mbajt një seancë solemne e Kuvendit komunal që ju kushtohet kësaj dite të rëndësishme historike.

EkoHigjiena

Më pas, përfaqësues të komunës së Vitisë, në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Halitin, kryesuesin e Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, përfaqësues të subjekteve politike, policisë, shëndetësisë dhe të tjerë bënë homazhe dhe u vendosën kurore lulesh në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Aktivitet për ndër të 17 shkurtit vazhduan më pas, konkretisht me fillim në ora 11:00 me një koncert festiv në sallën e koncerteve, brenda shtëpisë së Kulturës “ Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.

Po ashtu sot nga ora 11: 00 në këtë vend u bë edhe promovimi i librit “ Çamëria, dhembje kombëtare “ nga autori Nexhmedin Bardhi. Nga ora 12:00 në Sadovinë të Vitisë, u mbajtë ndeshja reviale në mes të SHF “Kosova”-Viti dhe SHF “Kurda”-Prishtinë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.