• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Vitia po kremton festën e 28 Nëntorit

Redaksia 2LONLINE 28 Nëntor, 2022 5 min
 Vitia po kremton festën e 28 Nëntorit

Me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së flamurit kombëtarë shqiptarë sot në Viti, fillimisht për nderë të kësaj dite është mbajtur një seancë solemne nga Kuvendi Komunal i Vitisë, ku nga një fjalë rasti kanë mbajtur Bekim Azizi, kryesues i këtij organi, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu si dhe Abdyl Bajrami nga OVL- UÇK në Viti.

Më pas të gjithë bashkërisht kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, ku edhe u vendosën kurora lulesh dhe u përkujtuan dëshmorët e rënë për liri. Ndërkaq nën organizimin e komunës, konkretisht të drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, u mbajt edhe një koncert festiv në sallën e koncerteve brenda shtëpisë së kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”.

Ndërkaq në kuadër të këtyre aktiviteteve poashtu sot do të zhvillohen edhe disa aktivitete sportive në palestrën shkollore brenda IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti si dhe do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore për atdhetarin dhe intelektualin Sabit Rexhepi në Gjylekar të VItisë.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi gjatë seancës solemne që është mbajtur sot për nderë të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, ka folur për rëndësinë e 28 nëntorit ndër vite.

” Nëntori është festë që ka bashkuar përherë shqiptarët dhe i ka orientuar ata drejt së ardhme. Festat e nëntorit janë përherë festat e krenarisë sepse fillet e lirisë, flamurit janë orientuar në nëntor “, u shpreh kryesuesi Azizi. Ai tha se kontributi i heronjve, dëshmorëve, veprimtarëve, martirëve ndër shekuj kanë sjellur nëntor duke porositur se duhet të jemi mirënjohës për kontributin e tyre.

Ndërkaq zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu e çmoj lartë këtë festë dhe pati një porosi për shqiptarët. “ Sakrifica shekullore e kombit tonë na obligon secilin prej nesh që të ndërtojmë dhe ruajmë me dashuri shtetin dhe shoqërinë demokratike. Ne e kemi obligim moral dhe amanet e të parëve tanë që ti ruajmë vlerat tona kombëtare, gjuhën, traditën, simbolet dhe gjithçka që është pjesë e kombit tonë dhe që frymon shqip. Ne duhet të punojmë me angazhim maksimal dhe të bashkuar duke marrë si udhërrëfyes atdhetarët dhe luftëtarët e lirisë dhe të përcjellim brez pas brezi dashurinë dhe sakrificën e popullit tonë që të arrijmë majat më të larta të shoqërisë globale. ” u shpreh zv. Kryetari Aliu. Kurse një fjalë rasti ka mbajtur edhe Abdyl Bajrami nga OVL-UÇK në Viti, i cili ju ndër tjerash uroj të gjithë shqiptarëve ku do të janë këtë festë.

Ndërkaq pas kësaj seance përfaqësuesit e Institucioneve komunale të Vitisë, policia e Kosovës, qytetarë, përfaqësues të subjekteve politike e të tjerë kanë bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve në Viti, ku u përkujtuan dëshmorët e kësaj komune të cilët dhanë jetën për lirinë e këtij vendi.

Më pas nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti është mbajtur një koncert festiv nga artdashësit vitias. Ndërkaq në kuadër të këtyre aktiviteteve poashtu sot do të zhvillohen edhe disa aktivitete sportive në palestrën shkollore brenda IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti si dhe do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore për atdhetarin dhe intelektualin Sabit Rexhepi në Gjylekar të Vitisë. /2LONLINE/

Etiketa:28 Nëntorit aktuale rekomandojmë Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë dhe rivlerësimin e vitit 2023

3 Shkurt, 2023

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro

3 Shkurt, 2023

Ngritja profesionale e ushtarakëve objektivë e FSK-së

3 Shkurt, 2023

Zbardhëllimë (tregimi që u vlerësua me çmimin e dytë)

3 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com