DYLON

Vitia po kremton ditën e çlirimit të saj

Vitia po kremton ditën e çlirimit të saj
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 14 Qershorit-Ditës së çlirimit të komunës së Vitisë, sot në Viti po zhvillohen aktivitete të ndryshme. Fillimisht është mbajtur një seancë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, ku nga një fjalë rasti e ka mbajtur kryesuesi i këtij organi Bekim Azizi, zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Xhevgjet Ademi, nga Shoqata e Familje të Dëshmorëve të UÇK-së- Viti.

Më pas janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, si dhe nën organizimin e komunës së Vitisë, konkretisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, sot do të zhvillohen edhe disa aktivitete të ndryshme si : festivali për fëmijë “Hana”, ora letrare “Ora e lirisë” kurse në mbrëmje me fillim nga ora 20:00 në sheshin e qytetit të Vitisë do të mbahet edhe koncerti festiv.

EkoHigjiena

Përndryshe aktivitetet për nderë të ditës së çlirimit të komunës së Vitisë, kanë nisur me 13 qershor kur edhe u mbajt finalja e turneut tradicional në futboll të vogël “Kenan Halimi” në Skifteraj të Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.