DYLON

Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Shënimi i 17 Shkurtit- Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Komunën e Vitisë kanë filluar sot me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Viti.

Më pas është mbajtur edhe një seancë solemne nga Kuvendi Komunal i Vitisë, në të cilën është folur mbi rëndësinë që ka kjo ditë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj seance nga një falë rasti e kanë mbajtur Bekim Azizi, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, Sokol Haliti, kryetar i kësaj komune si dhe nga Xhevgjet Ademi nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve në Viti.

Gjithashtu nën organizimin e kësaj komune, konkretisht DKRS-së që nga 12 shkurti janë mbajtur aktivitete të ndrysmë kulturore e artistike për nderë të kësaj dite. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.