(2LONLINE) – Me rastin e 6 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot një seancë solemne me këtë rast para të pranishëmve ka folur kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti si dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira. Pas kësaj seancë janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti. Ndërsa Këshilli Organizativ i Manifestimit të festës së pavarësisë ka paraparë në që poashtu sot në orën 19:30 të mbahet një koncert i hapur në sheshin “Nijazi Azemi”, ndërkaq ndezja e fishekzjarrëve do të bëhet në ora 22:30.
Në seancën solemne që është mbajtur sot nga Kuvendi Komunal i Vitisë për nder të 6 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës , Kryesuesi i këtij kuvendi Naim Pira u shpreh se pikërisht 6 vite më parë delegatët e Kuvendit të Kosovës e bënë realitet përpjekjen e dhe sakrificën e shumë gjeneratave për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës .
“Përpjekjet e pareshtura në sensibilizimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës nga presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, lufta e lavdishme e UÇK-së të udhëhequr nga Komandanti legjendar Adem Jashari dhe gjaku i derdhur i shumë dëshmorëve të popullit shqiptar si dhe ndihma e pakursyrë e aleatëve amerikan dhe evropian bënë që ne sot të frymojmë dhe festojmë lirshëm në shtetin tonë të pavarur ” u shpreh Kryesuesi Pira.
Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke e cilësuar ditën e sotme si shumë të veçantë shtoi se lirinë të cilën ne e gëzojmë sot e kemi paguar shumë shtrenjtë .”Ne dhamë shumë për botën ndërsa morrëm pak, sot ne kujtojmë 17 shkurtin si një nga ngjarjet më kulmore historike për Kosovën dhe qyetarët e saj. Kujtojmë festën e madhe të pavarësisë së Kosovës për të cilën të gjithë se bashku punuam dhe sakrifikuam shumë. Kjo u arrit pas kërkesave sublime të këtij populli të shumë vuajtur dhe pas luftrave të pareshtura të brezave për liri dhe mëvetësi shtetërore të vendit tonë” u shpreh Haliti. Ai gjithashtu tha se sot përkujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan jetën duke rënë në altarin e lirisë dhe që u shkrin për të punuar për të mirën e popullit dhe të atdheut, pra për të qënë të lirë dhe sovran dhe për të ndërtuar Kosovën si shtet të lirë dhe të pavarur. Ai tha se në këtë ditë të rëndësishëm duhet të kujtojmë figurat më emblematike të vendit.
“Kujtojmë dy figurat më emblematike si presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe Komandantin legjendar të UÇK-së Adem Jashari, pra dy simbole udhërrëfyese për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Kujtojmë gjakun e dëshmorëve dhe të martirëve të Komunës sonë dhe më gjerë, kujtojmë viktimat e të përndjekurit, si dhe kujtojmë të gjithë ata që në zemër dhe shpirt kishin një ideal të vetëm, pra pavarësimin e shtetit” u shpreh Haliti. Kryetari Haliti si dhe Kryesuesi Pira shfrytëzuan rastin që për nder të kësaj feste të i urojnë gjithë qytetarëve pavarësinë e republikës së Kosovës. Pas kësaj seance përfaqësues të Institucioneve komunale, FKS-së, veteranëve të luftës, policisë dhe institucioneve tjera shëndetësore,shkollore si dhe qytetarë të shumët kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora të luleve në varrezat e dëshmorëve në Viti, duke çmuar lartë kontributin e tyre për çlirimin e këtij vendi.
Ndërsa Këshilli Organizativ i Manifestimit të festës së pavarësisë ka paraparë në sot në orën 19:30 të mbahet një koncert i hapur në sheshin “Nijazi Azemi”, ndërkaq ndezja e fishekzjarrëve do të bëhet në ora 22:30./2lonline/