DYLON

Vitia planifikon masa të inkasimit të detyrueshëm të borxheve nga tatimi në pronë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Po e pranove vërejtjen e fundit nga autoritetet komunale dhe nuk po e paguan akoma borxhin që ke për tatimin në pronë, atëherë mund të përballesh me masat që do t’i ndërmerr komuna për inkasim të detyrueshëm. Kështu së paku bëhet ditur nga Zyra e tatimit në pronë, në kuadër të Drejtorisë së Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit të komunës së Vitisë, e cila i ka njoftuar qytetarët për këtë përmes një njoftimi.

Thuhet se këto masa janë në proces dhe fillojnë me dërgimin e vërejtjes së fundit , për t’i përkujtuar edhe njëherë, për obligimet e tyre ndaj Zyrës së tatimit në pronë. Masat për inkasimin e detyrueshëm të parapara me ligj, do të merren ndaj atyre obliguesve, që në një afat prej 10 ditëve, nga dita e pranimit të Vërejtjes së fundit, nuk paguajnë borxhin, ose nuk bëjnë marrëveshje me Zyrën komunale për pagesën e tatimit në pronë.

EkoHigjiena

“Me qëllim të mosardhjes deri te këto veprime aspak të dëshiruara nga ne, ju njoftojmë që me të marrë Vërejtjen e fundit, të vizitoni Zyrën komunale të tatimit në pronë për ta paguar borxhin e mbetur, ose për të bërë marrëveshje për pagesën e borxhit me këste”, thuhet në njoftimin e autoriteteve komunal të vitisë, të drejtorisë përkatëse. /2L ONLINE/