DYLON

Vitia pjesë e Forumit Ndërkombëtar të Moblitetitit të Qëndrueshëm

Vitia pjesë e Forumit Ndërkombëtar të Moblitetitit të Qëndrueshëm
Avatar photo Redaksia

Në Annemasse të Francës, është mbajtur Forumi Ndërkombëtar i Moblitetit të Qëndrueshëm 2030.

Ibrahim Sefedini –Annemasse Francë

Në këtë forum që është organizuar nën patronatin e OKB-së krahas delegacioneve të shumta nga shtetet e ndryshme të botës, morrën pjesë edhe delegacionet nga Republikat e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

EkoHigjiena

Qëllimi i këtij forumi ishte diskutimi I mundësive për një moblitetet të qëndrushëm dhe për ndërtimin e urave të bashkpunimit mes njerëzve.

Delegacioni i Kosovës në përbërje Sokol Haliti, kryetar I Vitisë, Taulant Balaj menaxher i resurseve njerëzore në kuadër të MKRS-së, si dhe përfaqësuesit e drejtorive për urbanizëm dhe asaj për arsim të komunës së Istogut, krahas pjesëmarrjes në punimet e forumit, realizuan edhe takime të shumta me personalitete të ndryshme të shtetit të Francës si dhe komunave të ndryshme të komunave të Francës , Zvicrës, Meksikës etj.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti në një bashkbisedim që pati me ambasadorin të Francës në OKB, Francois Rivassrau, e ka njoftuar atë me karakteristikat e komunës së Vitisë dhe kahet e zhvillimit të kësaj komune.

Kurse ambasadori Rivassrau, pasi ka theksuar se ka pas rastin dy herë ta vizitoi Kosovën ka thënë se pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në këto aktivitete ka rëndësi pasi ndihmon në zhvillimin e komunave të Kosovës.

“Shpresoi se Kosova krahas zxhvillimit shumë shpejt do të jetë edhe pjesë e proceseve të integrimeve evropiane”, ka thënë ambasadori Rivassrau.

Delegacioni i Kosovës në takimet që kishte me drejtues të komunave të ndryshme kanë diskutuar mundësitë e bashkpunimit mesë komunave të Kosovës dhe Francës, Zvicrës, Meksikës, Marokut etj.

Ky aktivitet i delegacioneve nga Kosova dhe Shqipëria u mundësua nga Shoqata e Miqësisë Franko –Shqiptare dhe presidenti i saj Tahir Shabani.

“Si shoqatë në vazhdimësi po angazhohemi që të lobojmë për qështjen e Kosovës në gjithë mekanizmat ndfërkombëtar dhe në këtë drejtim është realizuar edhe kjo viztë në mënyrë që edhe Kosova të jetë shtet i barabartë me vendet e ndryshme të botës” ka thënë Shabani.

Kurse kryetari i këshillit bashkiak të Shkodrës Xhemail Bushati, është shprehur se ngjarjet e tilla mund të shërbejnë si një përvojë e mirë e Shqipërsië dhe Kosovës për të ndërtuar një bashkpunim edhe më të ngushtë mes veti dhe me vende tjera.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.