DYLON

Vitia përmbyll dëgjimet buxhetore për vitin 2027

Vitia përmbyll dëgjimet buxhetore për vitin 2027
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2027, me debatin e fundit të zhvilluar me qytetarët e Vitisë.

Në këtë takim, qytetarët patën mundësi të paraqesin kërkesat, shqetësimet dhe prioritetet e tyre për investimet që synohet të përfshihen në buxhetin e vitit të ardhshëm.

EkoHigjiena

Megjithatë, në këtë takim pjesëmarrja e qytetarëve nuk ishte e kënaqshme. Organizatorët e kanë vlerësuar këtë si shqetësim, duke pasur parasysh rëndësinë që kanë dëgjimet publike në përcaktimin e projekteve dhe prioriteteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Nga diskutimet e zhvilluara dolën disa kërkesa konkrete. Qytetarët kërkuan asfaltimin e dy rrugicave në rrugën “Ylvi Demiri”, ndërsa një kërkesë tjetër ishte hapja dhe rregullimi i një rruge qarkore, e cila do të mundësonte shmangien e kolonave dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet.

Në takim u kërkua gjithashtu që të punohet më shumë në rritjen e sigurisë në shkolla, ndërsa një tjetër kërkesë ishte ndërtimi i një rruge bujqësore në fshatin Smirë.

Me këtë takim është përmbyllur cikli i dëgjimeve buxhetore të Komunës së Vitisë për vitin 2027, gjatë të cilit qytetarët, grupet e ndryshme të interesit dhe komunitetet kanë pasur mundësi të paraqesin kërkesat e tyre për planifikimin e buxhetit të vitit të ardhshëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.