DYLON

Vitia përfituese e projektit për rinovimin e dy ndërtesave të banimit social

Vitia përfituese e projektit për rinovimin e dy ndërtesave të banimit social
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë është përfituese e projektit nga FKEE (Fondi kosovar për Eficience te Energjisë) për masat e Efiçiencës së Energjisë, nëpërmjet së cilit do të bëhet rinovimi i dy ndërtesave të banimit që janë në pronësi të komunës.

Në kuadër të këtij projekti, do të bëhet izolimi i mureve të jashtme, që parasheh edhe ndërrimin e dritareve dhe dyerve dhe izolimin e çatisë, pastaj rinovimi i ndriçimit ku do të bëhet ndriçimi me LED të ri me efiçiencë të lart, si dhe vendosja e split sistemeve nëpër të gjitha njësitë e banimit me qëllim të përmirësimit të ngrohjes qendrore.

EkoHigjiena

Po ashtu parashihen edhe masat tjera të cilat kanë të bëjnë me renovime emergjente siç janë përmirësimi i infrastrukturës rreth objektit, hidroizolimit të mureve riparimin e instalimeve elektrike, suvatimin e korridoreve , si dhe punë të tjera të ndërtimit.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me zyrtarin komunal për efiçiencë të energjisë Xhelal Musa kanë bërë të ditur detajet e këtij projekti, duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm që do të përmirësoj dukshëm jetën e banorëve të këtyre ndërtesave që njëra është tek stacioni i autobusëve dhe tjetri afër objektit të ri të administratës komunale.

Përndryshe, 90% i investimit të këtij projekti do të jetë nga Fondi Kosovar për Efiçencë të Energjisë dhe 10% nga buxheti komunal i Vitisë.

Shuma e investimeve në këto banime do të jetë, në ndërtesën e banimit social afër stacionit të autobusëve do të jetë 288.850, ndërsa tek ndërtesa e banimit social afër administratës së re të komunës, do të jetë 155.581 euro. Totali i gjithë investimit do të jetë 444,431 euro. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.