DYLON

Vitia organizohet që të ndihmojë familjeve skamnore

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur sot një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Këshillave të fshatrave dhe të organizatave jo qeveritare të cilat veprojnë në Viti me qëllim që organizohet një aksioni për mbledhjen e të mirave materiale për qytetarët në nevojë të kësaj komune në stinën e dimrit.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti potencoi se duke i bashkuar forcat është e mundur që sadopak të lehtësojmë dhe ndihmojmë bashkëqytetarët tanë të cilët kanë nevoja të mëdha.

EkoHigjiena

“Gjatë këtij viti është bërë një punë e madhe që ti ndihmojmë njerëzve në nevojë dhe fal angazhimit e të gjithëve në Komunën tonë janë ndërtuar me dhjetëra shtëpi për skamnorët. Por me qenë se jemi në stinën e dimrit dhe kemi familje të shumta të cilët kanë mungesë të gjërave elementare është mirë që ne ti bashkojmë forcat dhe të punojmë bashkërisht që ata që kanë mundësi të japin diçka nga të mirat materiale për këto familje” u shpreh Kryetari Haliti.

Ai kërkoj nga përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare, shoqatave bamirëse dhe përfaqësuesve të këshillat e fshatrave që të bashkëpunojnë dhe të evidentojnë rastet në nevojë dhe të angazhohen që të bëhet mbledhja e të mirave materiale nëpër lokalitete dhe të cilat do të ju shpërndahen ka fundi i këtij muaji familjeve me gjendje të vështirë ekonomike.

Ndërkaq pjesëmarrësit e këtij takimi e mirëpriten propozimin e kryetarit Haliti duke nënvizuar se ata do të bashkëpunojnë në këtë drejtim.

Të pranishmit në këtë takim u pajtuan që të bëhet vetëm grumbullimi i të mirave materiale dhe ushqimore por jo edhe para të gatshme.

Pas grumbullimit të këtyre gjërave nëpër lokalitetet e kësaj komune do të bëhet shpërndarja e saj nëpër familjet skamnore./2L ONLINE/