DYLON

Vitia nisë realizimin e projektit për asfaltimin e 38 rrugëve të lagjeve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Sllatinë të Epërme të Komunës së Vitisë, sot, ka filluar realizimi i projektit për asfaltimin e rrugëve të lagjeve në këtë lokalitet si dhe lokalitete tjera të kësaj komune, ku planifikohet të asfaltohen 38 rrugë të lagjeve. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se, sot , me fillimin e punëve në asfaltimin e rrugës “Saqip Hoxha”, në Sllatinë të Epërme, po fillojmë punimet në asfaltimin e rrugëve edhe në shumë lagje të këtij lokaliteti si dhe në fshatra tjera.

“Gjatë këtij viti kemi planifikuar asfaltimin e 38 rrugëve të lagjeve në shumicën e fshatrave të komunës së Vitisë, projekte këto që financohen nga buxheti komunal. Por kësaj liste të rrugëve që do të asfaltohen nëpër lagje do ti shtohen edhe shumë rrugë tjera , pasi në këtë iniciativë kemi edhe mbështetjen e institucioneve qendrore”, ka thënë Haliti.

EkoHigjiena

Ai ka theksuar se Në Sllatinë të Epërme, pos asfaltimit të rrugëve të lagjeve, komuna gjatë këtij viti planifikon edhe përfundimin e plot të projektit për ujin e pijes , pastaj rregullimin të trotuarit në rrugët kryesore të fshatit, ndriçimin , ndërtimin e një parku si dhe asfaltimin e rrugës që lidhë Sllatinën e Epërme me Pozheranin.

“Sllatina e Epërme gjatë gjithë kohës ka qenë kontribuuese e shumë proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi, prandaj edhe meriton një vëmendje të veçantë që banorëve të këtij lokaliteti ti përmirësojmë jetën”, ka thënë Haliti .

Kurse, Ibush Sefedini, banorë i rrugës “Saqip Hoxha”, ka thënë se projekti për asfaltimin e rrugës në këtë lagje, ka qenë një domosdoshmëri pasi banorët që banojnë në këtë lagje e kishin të vështirë të qarkullonin në këtë rrugë , sidomos kur kishte të reshura atmosferike. “I jemi mirënjohës komunës për këtë projekt të cilin e kemi pritë gjatë, pasi me këtë projekt po bëhet një zgjidhje e cila do të përmirësoi dukshëm jetën e banorëve në këtë rrugë”., ka thënë Sefedini.

Ndersa Elbasan Ahmeti, anëtar i këshillit të fshatit Sllatinë, ka thënë se ky projekt dhe projektet tjera që planifikohen të realizohen në Sllatinë, kthejnë besimin e banorëve në institucionet komunale, pasi kemi qenë të anashkaluar. “ E falënderoi kryetarin e komunës si dhe udhëheqjen komunale për këto projekte që kanë qenë kërkesa të kamotshme të banorëve të fshatit e më të cilat përmirësohet dukshëm jeta e banorëve në këtë lokalitet”, ka theksuar Ahmeti./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.