DYLON

Vitia nis aktivitetet për nder të mërgimtarëve

Vitia nis aktivitetet për nder të mërgimtarëve
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, ka filluar sot aktivitetet për nderë të “Ditët e Diasporës”, që do të zhvillohen prej datës 1-12 gusht.

Me këtë rast fillimisht në sheshin e qytetit “Nijazi Azemi”-Komandat Mjekra në Viti, është mbajtur një koloni artistike nga nxënësit Vitias e cila është organizuar nga Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me ekipin e KFOR-LMT në Viti.

EkoHigjiena

Këtë koloni artistike e vizituan nga afër kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini.

Ndërkaq në orët e pasdites u bë promovimi i veprave të autorit vitias nga Stubëlla e Epërme, Engjël Koliqi. Ku u promovuan këto vepra: “Histori e shkollës shqipe”, “Me lahutën Dardane k’noj gegnisht”, “Ndjej dhe ju rekomandoj”, “333 Shkreptima”.

Në këtë promovim nga një fjalë rasti e mbajtën edhe Drejtori i DKRS-së, Valmir Sahiti dhe zv. Kryetari Hasan Aliu, I cili në emër të komunës ju ndahu një mirënjohje z. Koliqi për kontributin e tij të dhënë në fushën e arsimit dhe letërsisë.

Gjithashtu nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe shkrimtarja dhe poetja Besa Rexhepi si dhe Ardian Haziri, recensent të 3 veprave të z. Koliqi.

Kurse sot nga ora 17:00 po ashtu në qendër të qytetit është paraparë të mbahet panairi tradicional i produkteve me moton “ Ti ruajmë vlerat tona tradicionale”.

Ndërkaq në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe aktiviteti sportiv në Ping Pong e nga ora 20:00 para shtëpisë së kulturës “ Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, do të mbahet koncert i hapur për qytetarë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.