(2L ONLINE) – Nën organizimin e GIZ-it Gjerman dje në Viti është mbajtur një punëtori ku është folur në veçanti për kushtet dhe potencialet ekzistuese për zhvillim ekonomik në Rajonin e Anamoraves.
Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit e Komunave të kësaj zone si Viti, Gjilan, Klllokot, Partesh por dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit kanë shtjelluar hollësisht përparësitë dhe mangësitë e mundshme në zhvillimin ekonomik të kësaj zone në veçanti në fushën e Bujqësisë.
Veronika Hofinger përfaqësuse e organizatës GIZ në fillim të këtij takimi shtjelloj se cilat janë qëllimet e këtij projekti duke potencuar se me këtë projekt synohet që të ndihmohet zhvillimi më i mirë i këtyre komunave.
Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e mirëpritini këtë takim të zonës së Anamoravës duke potencuar se pothuajse të gjitha komunat e kësaj zone i kanë të njëjtat përparësi, vështirësi dhe potenciale.
“Unë e cilësoj si shumë të nevojshme takimet e tilla si sot, për zhvillimin ekonomik të vendit e në veçanti të Bujqësisë në zonat rurale dhe konkukrshmerisë në rajonin tonë. Sidomos me mbështetjen e aktorëve lokal në gjetjen e nevojave të veçanta si dhe për hartimin dhe zbatimin konkrete dhe efikase të planeve ” u shpreh Kryetari Haliti.
Ai ndër tjerash tha se kjo iniciativë do të ndihmoj komunat e rajonit të Anamoraves për të rritur potencialit për zhvillim dhe punësim si dhe të minimizojnë pengesat që ndikojnë në mos zhvillimin e këtij rajoni.
Gjatë këtij takimi janë prezantuar edhe të gjeturat kryesore të elementeve për konkurrentshmerinë nga gjermani Stefan Dräger si dhe më pas është hapur edhe një diskutim ku është folur rreth qasjes në përforcimin e elementeve kryesore të konkurrentshmerisë rajonale dhe se cilat institucione mund ose duhet të jenë forca shtytëse prapa iniciative të kërkuara.
Ndërkaq në këtë takim Përfaqësuesit e Komunave por edhe bizneseve paraqitën vështirësitë me të cilat ata hasën në zhvillimin e sektorit të bujqësisë./2L ONLINE/