DYLON

Vitia në koordinim ditor kundër pandemisë

Vitia në koordinim ditor kundër pandemisë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë po vazhdon aktivitetet dhe koordinimin në baza ditore për t’u përballur me gjendjen e krijuar pas përhapjes së pandemisë me Koronavirus.

Komiteti komunal për emergjenca dhe shpëtim i kryesuar nga kryetari i komunës Sokol Haliti, po mban takime të rregullta dhe po e përcjell situatën me vëmendje të shtuar si dhe po merr detyra të reja në bazë të rrethanave dhe nevojave të krijuara.

Ekipi ndërlidhës i KFOR-it amerikan (LMT) ka takuar edhe sot kryetarin Sokol Haliti me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme. Ata e kanë përgëzuan kryetarin Haliti dhe Komitetin emergjent për punën e palodhshme që po bën në menaxhimin e situatës.

EkoHigjiena

Ndërkohë Kryqi i Kuq ka vazhduar shpërndarjen e ndihmave që i kanë ofruar donatorët e ndryshëm. Poshtu u njoftua që këshilltari komunal Vebi Rama ka ndihmuar 100 familje me nga 25 kg miell.

Komiteti komunal për emergjenca dhe shpëtim iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e kufizimit të lëvizjes dhe të mos grumbullohen shumë si dhe të mbajnë distancën shoqërore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.