DYLON

Vitia në bashkëpunim me DEMOS promovon angazhimin e suksesshëm

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë në bashkëpunim me DEMOS promovon angazhimin e suksesshëm Në kuadër të projektit “Promovimi i kulturës së punës të bazuar në performancë në komunë” mbështetur nga DEMOS, Komuna e Vitisë ka bërë identifikimin e zyrtarëve të suksesshëm komunal dhe të grupeve të qytetarëve, veprimet dhe performanca e të cilëve paraqet shembull për të gjithë qytetarët e Komunës.

Bazuar në kritere të paracaktuara, në baza individuale janë vlerësuar anëtarët nga radhët e kuvendeve të komunave, shërbyesit civil, kryetarët e fshatrave dhe stafi i angazhuar për pastrimin e qytetit.

EkoHigjiena

Në baza grupore, pjesë e këtij vlerësimi kanë qenë “rruga më e pastër”, “hapësira publike më e pastër” dhe “rruga me pagesën më të rregullt të tatimit në prone”.

Kështu, të përzgjedhurit si më aktiv në kuadër të këtij procesi janë:

• Anëtari i Kuvendit të Komunës – Bekim Azizi
• Anëtarja e Kuvendit të Komunës – Mirlinda Sadiku
• Shërbyesi civil – Murat Murati
• Kryetari i fshatit – Kadri Ismajli
• Punëtori i shërbimit të grumbullimit të mbetjeve – Paulina Dokiq
• Rruga më e pastër – Adem Jashari
• Hapësira publike më e pastër – Parku i Qytetit
• Rruga me pagesën më të rregullt të tatimit në pronë – 28 Nëntori

Në kuadër të projektit “Promovimi i kulturës së punës të bazuar në performancë në komunë” mbështetur nga DEMOS do të realizohet gjithashtu një kampanjë përmes të cilës qytetarëve të Komunës së Vitisë do t’u prezantohen më të suksesshmit nga radhët e kategorive të lartcekura.

Qëllimi i këtij procesi është promovimi i sukseseve individuale dhe grupore, krijimi i praktikave pozitive për zyrtarët komunal dhe qytetarët, si dhe krijimi e vendosja e kulturës së punës të bazuar në performancë në Komunën e Vitisë. /2L ONLINE/