/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani kanë pritur sot në takim futbollistin e njohur Kosovar Ilir Berisha i cili është me prejardhje nga Drobeshi i Vitisë dhe i cili është lojtarë i kombëtares Kosovare.
Me këtë rast kryetari Haliti tha se ai ndihet krenar me sukseset e tij por edhe të gjithë emrave të njohur të sportit të cilët vijnë nga kjo komunë për sukseset të cilët ata i kanë arritur në sport.
Kryetari Haliti po ashtu ndau edhe një mirënjohje për futbollistin Berisha. Ndërkaq në shenjë respekti për këtë lojtar kjo komunë konkretisht DKRS dhe Instituti INSI ka vendosur një billbord me imazhin e këtij futbollisti në qendër të qytetit të Vitisë. /2L ONLINE/