DYLON

Vitia mobilizohet për aktivitet e 1 gushtit

Vitia mobilizohet për aktivitet e 1 gushtit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot një takim me përfaqësuesit nga Policia e Kosovës-Stacioni në Viti, drejtorët e drejtorive, kompanitë regjionale të mbeturinave dhe të ujësjellësit dhe të tjerë.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë mobilizimi përfundimtar me rastin e shënimit të aktiviteteve në kuadër të Ditëve të Mërgatës, konkretisht për ditën e nesërme, ku do të bëhet zbulimi i shtatores së të Nënë Terezës dhe të obeliskut të Micheline Calmy-Rey si dhe mbjellja e pemës për nderë të mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II-të si dhe disa aktivitete të tjera.

EkoHigjiena

Kryetar Haliti, potencoi se në këto ngjarje pritet të marrinë pjesë edhe ambasadori i Zvicrës në Thomas Kolly, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, komandanti i Kampit Ushtarak në Bondsteel, kolonel Ross Walker dhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.