DYLON

Vitia me marsh kundër kancerit të gjirit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve të Komunës së Vitisë në luftë kundër kancerit të gjirit sot në qytetin e Vitisë u mbajt një ligjëratë mbi parandalimin e hershëm të kësaj sëmundje. Pas kësaj ligjërate u mbajt edhe marshi me moton: ” Jetën tende e ke ti ne dore-EKZAMINOHU” ku përveç qytetarëve kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit të Institucioneve Komunale të Vitisë, në krye me Kryetarin e kësaj komune, Sokol Halitin dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Naim Pira.

Përndryshe gjatë këtij muaji Grupi i Grave të Vitisë në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë mbajtur ligjërata vetëdijesuese edhe në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune ku supozohet se rreth 500 gra janë njoftuar mbi natyrën e kësaj sëmundje. Po ashtu 7 gra të kësaj komune kanë përfituar ekzaminimin me mamografi falas në një projekt të përbashkët të Komunës së Vitisë me atë të Lipjanit.

EkoHigjiena

Xhylsime Qamili, Kryesuese e Grupit të Grave të Vitisë, tha se në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe të personelit mjekësor të QKMF-së ata do të vazhdojnë të mbajnë aktivitete dhe ligjëratat të tjera në interes të shoqërisë vitiase.

“Gjithashtu gjatë kësaj kohe kemi realizuar edhe mamografinë falas, për 7 gra të komunës sonë në përkrahje të QKMF-së së Lipjanit, andaj falënderoj ata dhe drejtorinë e kësaj komune për realizimin e këtij projekti. Po ashtu kemi mundësuar falas edhe ultrazërin për gratë tona. “ u shpreh Qamili .

Ndërkaq ajo falënderoj edhe Dr. Vjollca Kadolli-Halili dhe të tjerë të cilët ligjëruan mbi sëmundjen e kancerit të gjirit gjatë këtij muaji. Ndërkaq sot u mbajt edhe ligjërata me temën ” Parandalimi i hershem i kancerit te gjirit, shpëton jetë” nga Dr. Hamide Pireci, Gjinekologe pranë Spitalit të Gjilanit.

Pas kësaj ligjërate u mbajt edhe marshi me moton: ” Jetën tende e ke ti ne dore-EKZAMINOHU” ku përveç qytetarëve të shumtë kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit të Institucioneve Komunale të Vitisë, në krye me Kryetarin e kësaj komune, Sokol Halitin dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Naim Pira./2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.