DYLON

Vitia me homazhe për dëshmorët e rënë

Vitia me homazhe për dëshmorët e rënë
Avatar photo Redaksia

Në nderim të të vrarëve të fshatit Skifteraj, në ofensivën serbe të 15 prillit 1999, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kryetari i kuvendit komunal Bekim Azizi, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, përfaqësues subjektet politike, stacioni policorë në Viti dhe qytetarë të fshatit Skifteraj, kanë bërë sot homazhe, te varrezat e dëshmorëve në Viti, si dhe tek varrezat e viktimave në periferi të fshatin Stubëll e Poshtme në vendin e quajtur. ” Therrali”.

Fshati Skifteraj i komunës së Vitisë, ishte cak i forcave serbe më 15 prill të vitit 1999-të. Në këtë ofensivë u vranë 6 qytetarë , si dhe mbi 17 banorë të tjerë mbetën të plagosur.

EkoHigjiena

Në kujtim të kësaj date, u bënë edhe homazhe në varret e të vrarëve, në memorialin e dëshmorëve të këtij fshati si dhe është hapur edhe një ekspozitë me fotografi, nga ngjarjet e 15 prillit 1999. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.