DYLON

Vitia me ceremoni rasti falënderon të gjithë ata me të cilët realizuan projekte konkrete në të mirën e qytetarëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë, konkretisht kryetari Sokol Haliti, në një ceremoni rasti i ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit e organizatave, shoqatave, donatore dhe partnerët me të cilët gjatë këtij viti kanë bashkëpunuar me projekte të ndryshme në këtë komunë si : USAID-Projekti PPP-së, Helvetas Swiss Intercooperation-projekti DEMOS dhe projekti APR, Fondacioni Kosovë-Luksemburg, IADK si dhe shumë të tjerë . Gjithashtu gjatë këtij takimi të përbashkët Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, bëri një prezantim të shkurtë lidhur me projektet e realizuara në fushën e bujqësisë ku ndër tjerash bëri me dije se vetëm gjatë vitit 2016 janë investuar në këtë fushë mbi 2 milion e 196 mijë euro.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë kësaj ceremoni para dorëzimit të mirënjohjeve për përfaqësuesit e organizatat dhe shoqatave partnere ndër tjerash tha se për të është krenari dhe kënaqësi që komuna e Vitisë mund të rendit sukseset e arritura dhe atë në çdo sferë duke i falënderuar për këtë edhe partnerët e ngushtë të kësaj komune. “Sidoqoftë, rezultatet dhe sukseset tona nuk janë punë e vetëm një individi, nuk është përkushtim individual por është rezultat i përkushtimit dhe punës së përbashkët. Rezultat dhe sukseset tona nuk do të ishin të plota dhe ato që janë pa një angazhim të përbashkët për secilin prej juve” u shpreh kryetari Haliti. Ai tha se për këtë arsyeje kjo komunë ka vendosur që çdo vit të organizoj një rast solemn si ky është do të titullohet: “ Dita e falënderimit për miqtë e komunës”.

EkoHigjiena

Kurse në pjesën e dytë të këtij takimi Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, bëri një prezantim të shkurtë lidhur me projektet dhe aktivitetet e realizuara në fushën e bujqësisë ku ndër tjerash bëri me dije se vetëm gjatë vitit 2016 janë investuar në këtë fushë mbi 2 milion e 196 mijë euro. Përndryshe ky takim është moderuar nga Kaltrina Sylejmani, Drejtoresh për Kulturë, Rini dhe Sport njëherit edhe zëdhënëse e qeverisë komunale në Viti. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.