Vitia me aktivitete të ndryshme shënon ditën botërore të rinisë
/2L ONLINE/ – Me qëllim të shënimit të 12 gushitit-Ditës botërore të rinisë, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal të Vitisë në mbështetje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport kanë zhvilluar aktivitete dy ditore ku fillimisht është mbajtur një punëtori me të rinjtë e kësaj komune.
Më pas janë zhvilluar lojëra të ndryshme si ajo me kenguri, thasë, litar, formimi i fjalisë, autogol, bartja e gotave me ujë por edhe me karaoke. Gjithashtu në kuadër të këtyre aktiviteteve janë mbajtur edhe gara në : not, ping pong dhe volejboll. Aktivitetet për nder të ditës botërore të rinisë janë përmbyllur në orët e mbrëmjes me disa aktivitete për të rinj./2L ONLINE/

