DYLON

Vitia me aktivitete për Ditën e Dëshmorëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë, me rastin e 5 majit-Ditës së Dëshmorëve, do t[ organizoj[ aktivitete t[ ndryshme, ku fillimisht në ora 09:00 Kuvendi Komunal i Vitisë do të mbanë seancë solemne për nder të kësaj dite. Ndërkaq nga ora 10:00 do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti. Po ashtu gjatë kësaj dite në shkollën fillore “Dëshmorët e Vitisë” në ora 10:40 deri 10:50 do të mbahet një ekspozitë e artistëve të rijnë për të vazhduar me pas në ora 11:00 me Akademinë Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “ Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti. Aktivitete për nder të kësaj dite, do të vazhdojnë edhe me 6 maj, konkretisht në ora 15:00 në Kinemanë e Qytetit, do të shfaqet filmi “Heroi”. Në ora 16:00 në Galerinë e Artëve në Viti, do të mbahet edhe ekspozita ndërkombëtare “Hello Europe”. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.