Në komunën e Vitisë, aktualisht janë 91 raste aktive të qytetarëve të prekur me virusin Covid-19, nga ta 15 janë të hospitalizuar. Kjo u bë me dije sot në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH).
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se në mbarë vendin po ka një rritje të rasteve aktive të qytetarëve të prekur me koronavirus.
Ai iu bëri thirrje qytetarëve vitias që të respektojnë masat e parapara nga ekspertët. “ Duke pasur parasysh se në mbarë vendin ka rritje të rasteve të infektimit me Covid-19 ju bëjë thirrje qytetarëve të respektojnë masat mbrojtëse.
Duke ruajtur vetën qytetarët ruajnë shëndetin dhe jetën e më të dashurit e tyre. Prandaj ju lus për vëmendje sepse virusi është akoma aktiv dhe i rrezikshëm”, tha Haliti.
Ai u shprehi ngushëllime familjarëve e personave që kanë humbur jetën nga ky virus dhe ju urojë shërim sa më të shpejt të hospitalizuarave.
Kreu i kësaj komune potencoi se komuna e Vitisë ju gëzohet faktit që të në Kosovë kanë arritur një dozë e vaksinave anti-covid dhe bëri me dije se vetëm një numër shumë i vogël i mjekëve vitias është vaksinuar më parë në Kukës të Shqipërisë që ishte ndihmë e shtetit shqiptar.
Kurse Afrim Halili, Komandant i Stacionit Policor në Viti, tha se policia në Viti po vazhdon në shqiptimin e masave të parapara me ligj duke bërë me dije se mesatarisht o shqiptohen nga 10 gjoba në ditë për mos respektim të masave anticovid.
Ndërkaq Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, ka folur idhur me bashkëpunimin e tyre me policinë në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Kurse Nexhmedin Jakupi, Drejtor i DSHPE-së ka folur për punën e kësaj drejtoria si dhe të qendrës operative për menaxhimin e situatës pandemike në këtë komunë. /2LONLINE.com/