Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur sot takim të rregullt. Gjatë kësaj mbledhje është diskutuar për gjendjen e pandemisë në komunën e Vitisë.
Me këtë rast zv/kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu njoftoi se deri me tani nga ky virus në komunën e Vitisë janë prekur 225 qytetarë prej tyre tani janë 63 raste aktive kur fatkeqësisht kanë vdekur 13 qytetarë vitias të cilët ishin prekur me këtë virus.
Ai kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat të vendosur nga organet kompetente, të vendosin maska, të mbajnë higjienën personale dhe të mbajnë distancë sipas tij çdo qytetarë që mbron vetën nga infektimi me këtë virus mbron edhe shëndetin dhe jetën e të tjerëve.
Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, kërkoi nga qytetarët por edhe nga subjektet afariste më shumë disiplinë dhe bëri me dije se ata do të kujdesën për zbatimin e masave.
Ai potencoi se dje janë shqiptuar gjithsej 28 gjoba.
Ndërkaq Hanife Jonuzi, Drejtoresh për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e njoftoi këtë komitet mbi gjendjen e pandemisë në këtë komunë duke kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të ruajnë shëndetin publik.