Vitia me 16 raste aktive me virusin COVID-19

Vitia me 16 raste aktive me virusin COVID-19

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot ka diskutuar mbi gjendjen epidemiologjike nga virusi COVID-19 në Komunën e Vitisë.

Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti që është njëherit edhe kryesues i këtij komiteti theksuar se numri i të infektuarave po bie në këtë komunë.

“Kemi rënie të numrit të infektuarave të qytetarëve tanë me virusin COVID-19, ky është një trend pozitiv dhe uroj që vazhdon të bie ky numër. Deri me tani i kemi 16 raste aktive të qytetarëve të infektuar me koronavirus fatmirësisht aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Megjithatë lus qytetarët që të respektojnë udhëzimet e ekspertëve në veçanti edhe rekomandimet e IKSHPK-së me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik”, u shpreh Haliti, transmeton 2LONLINE.com.

Ai gjatë këtij takimi theksoj se kjo komunë po vazhdon me masat mbrojtëse kundër përhapjes së këtij virusi. Por pati edhe një falënderim për të gjithë donatorët që në këtë kohë të pandemisë ju kanë dalë në ndihmë institucioneve dhe qytetarëve si në sigurimin e mjeteve mbrojtëse kundër virusit në fjalë por edhe të sigurimit të pakove ushqimore për qytetarët me gjendje të vështirësuar ekonomike.

Ai pati edhe një falënderim të veçantë për stafin shëndetësor të QKMF-së në veçanti për drejtoreshën Dr. Vjollca Kadolli-Halili.

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, ka folur mbi angazhimin e policisë në kohën e pandemisë por edhe mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në këtë komunë.

Ai bëri me dije se krahasuar me përudhen e njëjte të vitit të shkuar ka rënie të rasteve kriminale por edhe të aksidenteve në trafik. Ai bëri me dije se Stacioni Policor në Viti mbetet i përkushtuar të përmbush obligimet e veta. /2LONLINE.com/

KOMENTE