Me qëllim të adresimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) të cilat kanë dalë nga Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare të Komunës së Vitisë për vitin 2017, sot në Viti është mbajtur një takim në mes të drejtorëve të drejtorive komunale, zyrtarëve komunal me Mentor Hysenin, ekspert i Auditimit nga Projekti USAID TEAM (Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse).
Ibrahim Rama, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim tha se gjatë këtij takimi është folur edhe mbi Planin e Veprimit të Komunës së Vitisë lidhur me adresimin e rekomandimeve të dhënë nga Zyra Kombëtare e Auditmit por edhe mbi atë që bashkërisht të gjendet mënyra më e përshtatshme për implementimin e rekomandimeve të ZKA-së.