Vitia mban diskutimin publik me banorët e Stubllës
/2L ONLINE/ – Në kuadër të diskutimeve publike që po i mbanë Komuna e Vitisë me banorët e saj dje është mbajtur diskutimi publik për planifikimin e buxhetit komunal për vitet 2016-2018 dhe atë me banorët e fshatit Stubëll.
Në këtë diskutim publik para banorëve kanë prezantuar Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Berat Zuka, Zyrtarë pranë Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa por i pranishëm ishte edhe Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Gjatë këtij takimi banorët e këtij lokaliteti shprehën kërkesat dhe nevojat e fshatit për investime kapitale.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Berat Zuka, Zyrtarë pranë Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dhe Drejtori për Shëndetësi, Basri Aliu kanë zhvilluar në fshatin Stubëll një diskutim publik që për qëllim ka hartimin e buxhetit komunal për vitet 2016-2018 konkretisht marrjen e prioriteteve të banorëve të lokaliteteve për investime.
Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke bashkëbiseduar me banorët e fshatit Stubëll ndër tjerash theksoi se qeveria komunale e Vitisë është e përkushtuar që më të gjitha kapacitetet buxhetore të përmirësoj jetën e qytetarëve të kësaj komune dhe të shpërndaj drejtë buxhetin për investime kapitale.
“Jemi të përkushtuar që të investojmë drejtë në çdo cep të komunës së Vitisë, dhe këtë do ta bëjmë jo vetëm me buxhetin të cilën e kemi por edhe përmes donacioneve të ndryshme ashtu siç e kemi bërë edhe tani. Sepse me të vërtetë më parë komuna jonë është lënë anash me investime” u shpreh Haliti.
Ai tha se vetëm gjatë këtij viti janë bërë investime të mëdha në infrastrukturën rrugore si në rrugët Viti-Gërlicë, Viti-Kllokot-Ferizaj por edhe Viti-Ramnishtë-Letnicë duke përmendur edhe shumë projekte të tjera të cilat janë realizuar dhe janë në realizim e sipër dhe atë në fusha të ndryshme.
Ndërkaq Berat Zuka, Zyrtar nga Drejtoria për Ekonomi dhe Financa paraqiti ndarjen e buxhetit për vitet në vijim dhe atë në kategoritë e ndryshme . Ndërkaq banorët e Stubllës falënderuan institucionet komunale që përmes këtij diskutimi po janë pranë qytetarëve dhe po njihen me nevojat e tyre duke përcaktuar njëkohësisht edhe prioritetet e këtij fshati e ndër to ishin: Sigurimi i ujit të pijes, përfundimin e sistemit të kanalizimit, renovimin e palestrës sportive dhe ndriçimin publik në disa lagje të mbetura./2L ONLINE/
