DYLON

Vitia liron nga pagesa shfrytëzuesit e hapësirave publike për periudhën kohore mars, prill dhe maj

Vitia liron nga pagesa shfrytëzuesit e hapësirave publike për periudhën kohore mars, prill dhe maj
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot një seancë të jashtëzakonshme, nëpërmjet së cilës janë shqyrtuar disa propozim vendime, e ndër to, edhe ajo bartjes së mjeteve vetanake të vitit 2019 në vitin 2020. Komuna e Vitisë liron nga pagesa shfrytëzuesit e hapësirave publike për periudhën kohore mars, prill dhe maj.

Fillimisht, në këtë seancë, zv kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka njoftuar këshilltarët rreth siatuatës së pandemisë Covid 19 në komunën e Vitisë, ku nga 53 të infektuar sa ishin gjithsejt në këtë komunë, deri më sot janë shëruar 42 persona.

Ai tha se janë në koordinim më IKSHP-në dhe kërkoi nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm e të zbatojn masat mbrojtëse që janë kërkuar nga ky institucion.

EkoHigjiena

Sa i përket pikës së parë të rendit të ditës së propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2019 në vitin 2020, drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Ibrahim Rama, prezantoi ndarjen e shumës prej 145.262 euro të mbetura nga viti paraprak, e të cilat do të ndahen nëpër kategori.

Ndonëse u kundërshtua nga këshilltarët e opozitës, megjithatë gjeti mbështetjen e shumicës së këshilltarëve dhe kjo u aprovua.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi propozim vendimin për rritjen e buxhetit komunal nga të hyrat vetanakë të vitit 2019, propozim vendimin për ndarjen e mjeteve nga projekti në projekte të bashkëfinancimit, si dhe propozim vendimin për lirimin nga pagesa e shfrytëzuesve të hapësirave publike për periudhe kohore Mars, Prill, Maj.

Në rend dite, për këtë seancë, këshilltarët u dakorduan që të hyjë edhe propozim vendimi për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e ambulantës në fshatin Tërpezë, me që është projekt i një donatori të huaj, propozim ky që u miratua njëzëri nga kuvendarët.

Poashtu, është formuar edhe një komision nga anëtarët e Kuvendit për mbikqyrjen e procesit të shpëndarjes së pakove ushqimore nga Komuna e Vitisë, për familjet në nevojë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.