DYLON

Vitia kërkon të hapet pika kufitare në Debellëde

Vitia kërkon të hapet pika kufitare në Debellëde
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për hapjen e pikës kufitare në fshatin Debellëde.

Në këtë kërkesë theksohet rëndësia e hapjes së kësaj pike për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, forcimin e marrëdhënieve ndërkufitare e ndërlokale, zhvillimin e tregtisë, turizmit dhe ekonomisë lokale, si dhe përmirësimin e sigurisë dhe kontrollit kufitar.

EkoHigjiena

Haliti vlerëson se hapja e kësaj pike është domosdoshmëri, pasi do të ndikojë pozitivisht në jetën e përditshme të qytetarëve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.