DYLON

Vitia ka në plan ta shpallë “Qytetare Nderi” znj. Doris Pack

Vitia ka në plan ta shpallë “Qytetare Nderi” znj. Doris Pack
Avatar photo Redaksia

Ndër pikat e rendit të ditës për mbledhjen e pestë të Komitetit për Politikë e Financa, ishte edhe propozim vendimi për shpalljen “Qytetare Nderi“ të ish deputetes së Parlamentit evropian Doris Pack.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka paraqitur para anëtareve të këtij komiteti kontributin e znj. Pack në mbështetje të kërkesave dhe ndihmesës në shtetësinë e Kosovës dhe në shenjë të këtij kontributi, të nderohet me titullin e qytetares nderi të Vitisë.

Ndonëse ky propozim vendim i kryetarit Haliti u miratua në parim nga anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, megjithatë u kërkua që për seancën e Kuvendit të përgatitet dhe ti prezantohet këshilltarëve biografia dhe arsyeshmëria për qëllimin e shpalljes qytetare nderi të ish eurodeputetes Pack.

EkoHigjiena

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për propozim vendimin për shqyrtimin dhe miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2019-2021, për çka anëtarët e KPF-së nga radhët e opozitës nuk e votuan për procedim në seancën e Kuvendit dhe nuk u kalua, për çka u vendos të bëhen përmirësime dhe të thirret një mbledhje e KPF-së për të premten, me të vetmen pikë të rendit të ditës.

Gjithashtu, u diskutua dhe u miratua për procedim në seancën e radhës propozim vendimi për transferin, (rialokimin) e mjeteve buxhetore në mes programeve-nën programeve buxhetore në kategorinë ekonomike të pagave e mëditjeve, propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e njësisë – shtëpisë për Integrim në Bashkësi në Komunën e Vitisë, si dhe u dha një informatë, mbi punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për periudhën Janar-Qershor 2018.

Për seancën e Kuvendit Komunal që do të mbahet të mërkurën, u propozua që të hyjë në rend dite edhe një Informatë rreth kyçjes në Autostradën Prishtinë-Shkup, të qytetarëve të komunës së Vitisë në Gërlicë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.