DYLON

Rama: Vitia ka inkasuar të hyrat vetanake prej 101.60%

të hyrat vetanake
Avatar photo Redaksia

Buxheti komunal për vitin e shkuar është shpenzuar për 99.33% si dhe nga të hyrat vetanake janë inkasuar gjithsej 954.559.22€ ose bazuar në planifikimin vjetor është realizuar në 101.60%.

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e pare të rregullt në të cilën janë shqyrtuar pika të rëndësishme të ditës. Me theks të veçantë është biseduar mbi Pasqyrat Financiare të buxhetit.  u tha se Komuna e Vitisë ka inkasuar të hyrat vetanake prej 101.60%

Komunal për periudhën janar-dhjetor 2016. Ndër tjerash drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama bëri me dije se buxheti komunal për vitin e shkuar është shpenzuar për 99.33% si dhe nga të hyrat vetanake janë inkasuar gjithsej 954.559.22€ ose bazuar në planifikimin vjetor është realizuar në 101.60%.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për pikat e tjera të rendit të ditës të cilat janë miratuar dhe do të shqyrtohen në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë.

Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, ndër tjerash bëri me dije se ka pranuar vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjen e fundit të këtij Kuvendi në përjashtim të një akti pasi që sipas tij po pritet vlerësimi i saj nga Departamenti Ligjor i MAPL-së.

Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, duke i prezantuar Pasqyrat Financiare të Buxhetit komunal për vitin e shkuar ndër tjerash tha se viti 2016 është Viti me realizimin më të madh të të hyrave vetanake që nga viti 2000.

“Gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2016 janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlerë prej 954.559,22€, shkalla e inkasimit duke u bazuar në planifikimin vjetor është 101,60%, ndërsa krahasuar me të hyrat për periudhën e njëjtë të vitit 2015 kemi një rritje të të hyrave për 172.951,96€ ose 22.13%“, u shpreh Drejtori Rama.

Kurse gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për këto pika të rendit të ditës:

Propozim vendim për rritjen e buxhetit komunal nga te hyrat vetanake komunale të vitit 2016.
Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e raporti të punës së Komitetit për Shëndetësi dhe Mërqinjë Sociale për periudhën Janar-Dhjetor të vitit 2016
Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e Planit të punës të Komitetit për Shëndetësi dhe Mërqinjë Sociale për vitin 2017.
Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e planit të punës të komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuar për vitin 2017.
Informatë nga drejtoria e arsimit për përfundimin e gjysme vjetorit të parë shkollor.

Përndryshe të gjitha pikat e parapara për votim janë aprovuar me shumicë votash.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.