DYLON

Vitia ka 93 raste aktive me COVID-19, prej tyre 11 të hospitalizuar

Vitia ka 93 raste aktive me COVID-19, prej tyre 11 të hospitalizuar
Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë e Financa, është debatuar për disa pika të rendit të ditës dhe njëherësh është njoftuar edhe për gjendjen aktuale pandemike në komunën e Vitisë.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, ka bërë të ditur fillimisht për rastet aktive në komunën e Vitisë që momentalisht janë 93, prej të cilëve 11 të hospitalizuar.

EkoHigjiena

“Numri në rritje i të infektuarëve, është shqetësim, me qenë se situata është e menaxhueshme vetëm se duhet respektim i masave që parashihen nga IKSHPK-ja”, ka thënë kryesuesi Pira.

Një debat më i gjatë e ku është diskutuar më shumë nga anëtarët e KPF-së, ka qenë pika rreth propozim rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të Komunës së Vitisë.

Pas diskutimeve dhe propozimeve që u dhanë nga anëtarët e KPF-së, u vendos që kjo pikë të procedohet për seancën e ardhshme të Kuvendit.

Ndërkaq, pika rreth propozimit për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshme publik, u shty për një seancë tjetër nga anëtarët e KPF-së.

Në këtë mbledhje u miratuan edhe këto pika që të procedohen për seancën e ardhshme të Kuvendit: propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit Nr.01-110/05-1373, të datës 29.12.2020, për miratimin e listës së veçante të pronave të paluajtshme të komunës, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjate vitit 2021, propozim vendimin për shfuqizimin e vendimit me Nr. 01-110/05-98, i datës 01.03.2021, paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmase ankandit publik (parkingjet publike), propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit Nr.01-110/05-102, të datës 01.03.2021, për miratimin e Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, si dhe propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shfuqizimin e vendimit me Nr. 01-110/05-97, i datës 01.03.2021, për autorizimin e Kryetarit të Komunës për Këmbimin e pronave Komunale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.