DYLON

Vitia e vendosur të plotësojë obligimet që dalin nga Plani Kombëtar i MSA-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në organizimin e Zyrës Komunale për Integrim Evropiane sot është mbajtur një takim pune në mes të drejtorive dhe zyrave komunale dhe të tjerë me qëllim të shqyrtimit të planit kombëtar për MSA-në, obligimet që dalin komunës nga agjendat evropiane për këtë vit. Po ashtu është folur edhe për vazhdimin e zbatimit të obligimeve që ka ndalur nga plani i MSA-së të vitit 2015.
Ky takim është mbajtur nën kryesimin e zv. kryetarit të Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili ka kërkuar nga të pranishmit që punojnë bashkërisht me Zyrën Komunale për Integrim Evropiane me qëllim që të përmbushin obligimet e mbetura dhe ato që dalin për këtë vit. Ndërkaq Florent Ymeri, nga ZKIE dhe Përparim Sadiku ish ushtrues detyre në këtë zyre kanë folur për rëndësinë e zbatimit të obligimeve por edhe rreth formularëve që duhet të plotësohen nga mekanizmat përkatëse. Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit kanë dhënë komentet e tyre pikërisht rreth formularit që duhet të plotësohet nga organet përgjegjëse. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.