Vitia e Kirchhaini thellojnë bashkëpunimin në kuadër të projektit “Partneritete komunale të qëndrueshmërisë”

Vitia e Kirchhaini thellojnë bashkëpunimin në kuadër të projektit “Partneritete komunale të qëndrueshmërisë”

Një delegacion nga Gjermania, ka mbërritur në Viti, për një vizitë pune treditore me udhëheqësin komunale të Vitisë.

Fillimisht është organizuar një pritje për kryetarin e komunës Kirchhain, Olaf Hausmann, nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, e cila realizohet në kuadër të projektit “Partneritete komunale të qëndrueshmërisë”, nga Qendra e Shërbimit të Komunave në një Botë, të “Engagement Global”, në emër të Ministrisë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

e sponzorizuar

Gjatë këtij takimi, është bërë e ditur se dy komunat, pritet të realizojnë një projekt në fushën e biodeversitetit dhe mbrojtës së mjedisit. Kryetari Haliti u zotua se komuna do të kryej pjesën e saj në këtë projekt me përpikëri.

“Është një vizitë kthyese që kryetari Hausmann, i bënë komunës së Vitisë, pasi që ishim ne në një vizitë më parë në Kirchhain. Në këtë mënyrë ne po zhvillojmë një partneritet të qëndrueshëm, i cili ka filluar të sjellë fryte. Ne dy komunat jemi përfitues të një projekti të përbashkët i cili fokusohet në fushën e mjedisit, në fshatin Smirë dhe në një vendbanim të Gjermanisë”, tha Haliti.

Kurse kryetari komunës Kirchhain Olaf Hausmann, u shpreh se është tejet i kënaqur që po viziton Vitinë, sidomos pas bashkëpunimi të krijuar për gati dy vite.

“Për ne është me rëndësi tema e qëndrueshmërisë dhe të zgjedhim edhe tema të tjera që do të i realizojmë. Këtë gjë do ta bëjmë në Gjermani dhe bëhet fjalë për energji të ripërtritshme, vazhduar mandej edhe tek hapësirat e gjelbërta”, tha Hausmann.

Bashkëpunimi midis Vitisë dhe Kirchhainit ka nisur në korrik të vitit 2016 e në fillim të vitit 2017, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe ai i Kirchhainit Olaf Haussman kanë nënshkruar marrëveshjen për partneritet.

Ndërkaq gjatë këtij viti, pritet të realizohet edhe një projekt në fushën e biodeversitetit dhe mbrojtës së mjedisit në të dy komunat.

Ndonëse deri me tani të dy komunat kanë qenë në fazën e pilotimit, është e mundur që ato të vazhdojnë partneritetin dhe të aplikojnë për projekte të tjera , gjë që u mundëson të përfitojnë mjete financiare për realizimin e projekteve të reja në vlerë më të madhe.

Delegacioni nga Gjermania pos kryetarit Hausmann, përbëhet edhe nga prof. Rainer Waldhardt këshilltar komunal, Stefi May përfaqësuese e fshatit Klenseelhaim dhe Ayam Salayeva studente.

Më pas, është zhvilluar një takim me qeverinë komunale , ndërkohë që kanë vazhduar me agjendën e paraparë të delegacionit me një vizitë në fshatin Smirë, që është pjesë e projektit të përbashkët mes këtyre dy komunave.

KOMENTE