DYLON

Vitia e interesuar të vazhdoj t’i ndihmoj fermerëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi kanë vizituar pikën grumbulluese të qumështit në Viti.

Me këtë rast ata u njohën me punën e fermerëve të vitias. Ndër tjerash Kryetari Haliti dhe Drejtori Ademi ju premtuan fermerëve të cilët merren me kultivimin e lopëve qumështore se Komuna e Vitisë është duke i shikuar të gjitha mundësitë që ata të pajisën me makinë për mjeljen e lopëve.

EkoHigjiena

“Me të vërtetë jemi të interesuar që të ndihmojmë sektorin e bujqësisë në veçanti edhe fermerët të cilët kultivojnë lopët qumështore, për këtë jemi duke i shikuar të gjithë mundësitë financiare që bujqit e komunës sonë të cilët janë më të vërtetë punëtorë të denjë të furnizohen me makina për mbjelljen e lopëve.” U shpreh Kryetari Haliti.

Përndryshe Kryetari Haliti dhe Drejtori Ademi i inkurajuan fermerët që të vazhdojnë me veprimtarinë e tyre sepse sipas atyre në këtë mënyrë ata kontribuojnë në zhvillimin e komunës por edhe zbutjen e papunësisë duke theksuar se në këtë drejtim ata do të kenë përkrah Institucionet Komunale të Vitisë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.