DYLON

Vitia e gatshme për të shënuar me aktivitete “Ditën e Zojës së Madhe”

Vitia e gatshme për të shënuar me aktivitete “Ditën e Zojës së Madhe”
Avatar photo Redaksia

Institucionet komunale të Vitisë bashkë me mekanizmat tjerë të gatshëm për organizimin e Manifestimit për shënimin e “Ditës së Zojës së Madhe”.

Me qëllim të përgatitjeve sa më të mira për shënimin e “Ditës së Zojës së Madhe” . që mbahet në Letnicë më 14 dhe 15 gusht, Institucionet komunale të Vitisë, janë mobilizuar bashkë me mekanizmat tjerë si Policinë e Kosovës, Drejtoritë komunale, Kompanitë “EcoHigjiena” e “Hidromorava”,Njësinë e “Zjarrfikësve”, Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare etj , në mbarëvajtjen e këtij Manifestimi.

Me këtë rast, është hartuar edhe plani i veprimit, ku janë përcaktuar përgjegjësit e të gjithë mekanizmave të përfshirë në këtë aktivitet.

EkoHigjiena

Në bazë të këtij Plani, Institucionet komunale obligohen që të ofrojnë shërbimet e nevojshme, të cilat kërkohen.

Në mbledhjen e mbajtur nga përfaqësuesit e të gjithë mekanizmave, u theksua se përgatitjet për shënimin e këtij manifestimi janë në përfundim e sipër për organizimin sa më të mirë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.