DYLON

Vitia e gatshme për të bashkpunuar me CDI-në

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Përfaqësues të organizatës CDI kanë vizituar sot Komunën e Vitisë me këtë rast ata janë takuar me Kryetarin e kësaj Komune Sokol Haliti ku kanë bashkëbiseduar lidhur me projektet të cilët janë bashkëfinancuar  në fushën e ujësjellësit.

Me këtë rast kryetari Sokol Haliti ka thënë se ai është i gatëshem të bashkëpunoj me organizatën CDI por kërkoj që të rishikohen projektet e mëparëshme në fushën e ujësjellësit.

EkoHigjiena

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me ju dhe atë në çdo kohë por përveç projekteve të reja të cilit i keni në fushën e ujësjellësit në viset rural ju lus të rishikoni mundësitë e funksionalizimit të ujësjellësve në fshatrat  si Skifteraj dhe Beguncë ku qytetarët edhe pse kanë sistemin e ujësjellësit nuk kanë ujë të pijshëm “ u shpreh Haliti.

Ai gjithashtu theksoi se është duke i shikuar të gjitha mundësitë që projektet e ujësjellësit dhe kanalizimit të përfundojnë sa më parë me qëllim që më pas të mund të fukosohet në fushën e zhvillimit ekonomik të komunës por vuri re se mundësitë buxhetore janë më të vogla sesa mundësitë prandaj sipas tij nevojitet ndihma e donatorëve.

Ndërsa Drejtori i organizatës CDI Astrit Vokshi tha se kjo organizatë së shpejti do të përfundon projektet e ujësjellësit në fshatrat e Komunës së Vitisë por theksoi se së pari duhet të përfundojnë disa çështje financiare dhe teknike.

Ai mandej theksoi se kjo organizatë akoma nuk ka bërë përzgjedhjen e komunave me të cilën do të punon  gjatë vitëve në vijim.” Kur do të përfundojnë punët në sistemin e ujësjellësit në fshatrat e Vitisë ato do të merren nën menaxhimin e kompanive regjionale, por ne jemi duke shikuar mundësitë që në ato fshatrat  ku ka përfunduar sistemi i ujësjellësit dhe nuk ka ujë të pijshëm për shkaqe të ndryshme të rishikohen dhe të bëhet rehabilitimi i tyre” u shpreh Vokshi.

Kryetari Haliti ndër të tjerash theksoi se nga një analizë e më parëshme del se sistemi aktual i ujësjellësit në Viti ka humbje të ujit për shkak të gypave të vjetruara por vuri në pah se nevojitet një donator që të largohen gypat e vjetra të cilat janë nga asbest betoni,material ky që është cilësuar si kancerogjen.

Në këtë takim është folur edhe lidhur me mundësinë e bashkëpunimit të komunës së Vitisë dhe kësaj organizate në të ardhmen ndërsa përveç Drejtorit të CDI-së Astrid Vokshi kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të tjerë të kësaj organizate si Agon Haxhikadria dhe Lavdim Osmanaj. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.